Millaku tregon si u largua nga puna Elez Blakaj: Ka qenë prokurori...

Millaku tregon si u largua nga puna Elez Blakaj: Ka qenë prokurori i mirë – as hero, as frikacak

Kryeprokurori i Prokurorisë Special, Reshat Millaku ka folur në konferencë për media për aktakuzën e veteranëve dhe dorëheqjen e prokurorit që po merrej me këtë lëndë, Elez Blakaj.

Millaku ka shpjeguar se si ndodhi largimi i Blakajt nga puna.

“Elez Blakaj ka shkuar për të punuar në Amerikë”, ka thënë Millaku.

Ai ka deklaruar se Blakaj ishte një prokuror i mirë, por nuk ka qenë “as hero, as frikacak”.

Millaku ka shtuar se Blakaj i kishte treguar se mendon të largohej, porse asnjëherë nuk i ka thënë të jetë kërcënuar nga dikush.

“Elezi ka qenë ndër prokurorët më të mirë – kjo lëndë i ka marrë shumë kohë. Ka qenë shumë i ngarkuar. Mua asnjëherë nuk më ka thënë se ‘jam i kërcënuar nga dikush’. Unë nuk mund ta di çka Elezi ka menduar”.

I pyetur se a e di çfarë pune po bën tani Blakaj në Amerikë, ai është përgjigjur negativisht.

“Pasi e ka dërguar njoftimin (për dorëheqje), i kam shprehur keqardhje për heqjen dorë nga prokuroria special. Tani nuk e di çfarë po bën në Amerikë. Ajo është çështje personale e tij”.

Millaku ka deklaruar se bëhet fjalë diku për mbi 19.000 emra që marrin jo meritueshëm pensionin e veteranit të luftës.

“19 mijë veteranë të rrejshëm janë vepra më e amdhe penale në Kosovën e pasluftës”.

Millaku ka treguar se tani lëndën e veteranëve do ta marrë një prokuror tjetër, por s’ka thënë se kush do të jetë ai.

Kryeprokurori është pyetur se “a do ta merrte vetë këtë lëndë”.

Ka thënë se ka të tjera punë për të bërë.

“Përndryshe me qejf”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje