Minatorët i japin afat Qeverisë për përmbushjen e kërkesave

Minatorët i japin afat Qeverisë për përmbushjen e kërkesave

Minatorët e minierës së Stantërgut sot kanë mbajtur grevë njëorëshe, në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e kombinatit “Trepça”.

Ata i dhanë afat Qeverisë së Kosovës që deri 25 qershor, kërkesat e tyre, të hyjnë në kuadër të draft-statutit të kombinatit.

Shyqri Sadiku, kryetar i sindikatës së “Trepçës”, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se kërkesat e tyre sociale të punëtorëve janë që të njihet stazhi i benificuar i punës, siguria shëndetësore në punë, pensioni të jetë 70 për qind i pagesë dhe disa kërkesa të tjera.

“Qeveria ka afat deri të hënën t’i fusin kërkesat e punëtorëve në draft. Situata është serioze nuk është kërcënim, por është paralajmërim për Qeverinë që minatorët më këtë trajtim nuk do të rrinë duarkryq, pasi që në të gjitha format janë të diskriminuar”, ka thënë Sadiku.

Komisioni parlamentar për zhvillim ekonomik, të hënën gjatë shqyrtimit të draft statutit të Trepçës kishte vlerësuar se për shqyrtimin e mëtejmë të këtij statuti, është i nevojshëm formimi i një grupi punues, i cili do të shqyrtojë dhe harmonizojë qëndrimet e Sindikatës, Bordit të “Trepçës” dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje