Minatorët të zhgënjyer me qasjen e Bordit të ‘Trepçës’

Minatorët të zhgënjyer me qasjen e Bordit të ‘Trepçës’

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” i ka dërguar një letër kryeministrit Ramush Haradinaj, në të cilën kanë shprehur shqetësim lidhur me moskalimin e draft-statutit për Trepçën të propozuar nga punëtorët.

Në këtë kontekst, kjo sindikatë ka paralajmëruar veprime radikale në të ardhmen, duke mos përjashtuar protesta dhe grevën e përgjithshme.

“Minatorët dhe punëtorët e ‘Trepçës’ janë të zhgënjyer me qasjen e Bordit të ‘Trepçës’. I nderuari kryeministër, nga ju është premtuar që të dy versionet e draft-statutit për ‘Trepçën’ të dërgohen në Kuvend, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe minatorët janë shumë të shqetësuar për këtë situatë të krijuar dhe nuk përjashtohet eskalimi i situatës ku mund të shkoj drejt protestës apo grevës së përgjithshme. Ne jemi të gatshëm që të gjitha që të gjitha problemet t’i zgjidhim me dialog”, është thënë në letrën në Sindikatës e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje