Ministri gjerman i Punëve të Jashtme viziton Kosovën

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Sigmar Gabriel sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë.

Sigmar do të takojë zyrtarë të Republikës së Kosovës, ndërsa po ashtu do të takojë edhe përfaqësues së shoqërisë civile

“Nga 14 deri më 15 shkurt 2018 Ministri Federal për Punë të Jashtme, Sigmar Gabriel, do të qëndrojë në Kosovë. Gjatë vizitës ai do të zhvillojë biseda bilaterale me përfaqësues të Republikës së Kosovës. Veç kësaj Ministri i Jashtëm do të ketë mundësi të takohet e të bisedojë edhe me përfaqësues së shoqërisë civile”, thuhet në njoftim.

Kjo është vizita e dytë e ministrit Gabriel në Kosovë. Ai ishte për vizitë në Kosovë edhe në prill të vitit 2017.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje