Ministri Hasani i gëzon qytetarët e Vitisë – Ka një lajm të...

Ministri Hasani i gëzon qytetarët e Vitisë – Ka një lajm të madh për ta

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka kumtuar një lajm shumë të rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Vitisë. Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se me insistimin e tij është plotësuar kërkesa e qytetarëve të Vitisë që të kenë qasje në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Ky vedim është marrë në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit “Rruga 6” (Autostrada Prishtinë – Han i Elezit).

Ministri Hasani ka uruar me këtë rast qytetarët e kësaj komune.

Në vazhdim mund ta lexoni postimin e plotë të ministrit Hasani:

Një lajm i madh për qytetarët e Vitisë

Kërkesa e qytetarëve të Vitisë për qasje të kësaj komune në autostradën “Arbën Xhaferi” , sot u plotësua.

Qytetarë të Vitisë, më lejoni të ju informoj se në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit “Rruga 6” (Autostrada Prishtinë – Han i Elezit) me insistimin tim është future në rend të ditës dhe më pas është marrë vendim që edhe Vitisë t’i mundësohet qasja në këtë autostradë.

Kërkesën tuaj e kam prezantuar edhe më mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 21 maj.

Urime Viti!

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje