Ministri Hasani premtoi 3.5 milionë euro investime në Malishevë

Ministri Hasani premtoi 3.5 milionë euro investime në Malishevë

Ministri i Ministrisë për Tregti dhe Industri, Bajram Hasani, zëvendësministri i MTI-së, Faton Thaçi, dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë qëndruar sot në Malishevë, ku janë takuar me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetarin z.Hajdin Berisha dhe ekzekutivin e Komunës së Malishevës.

Me këtë rast, ministri Hasani premtoi se MTI do të mbështetë ndërtimin e një zone ekonomike dhe një inkubatori të biznesit në Malishevë, të cilat do të kushtojnë rreth 3.5 milion.

“Malisheva nga sot mund të llogaritë në dy projekte të mëdha kapitale, qo do të mbështeten nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ku njëra është zona ekonomike, e cila do të kushtoj mbi tre milion euro dhe tjetra është inkubatori i bizneseve, që do të kushtoj rreth 500 mijë euro” u shpreh Hasani.

Hasani më pas vizitoi ndërmarrjen “Delfina” në Kijevë, e cila merret me prodhimin e mobilieve, ku kanë nga afër punën që kryhet në këtë biznes privat.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje