Ministrja Hoxha: Fajoni rikonfirmoi se Kosova ka përmbushur kushtet për vizat

Ministrja Hoxha: Fajoni rikonfirmoi se Kosova ka përmbushur kushtet për vizat

Raportuesja e Kosovës për liberalizimin e vizave në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon gjatë takimit të martën në Bruksel me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova ka përmbushur kushtet e fundit për liberalizimin e vizave.

“Patëm një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj dhe një diskutim një orë e gjysmë për situatën në Kosovë. Ramë dakord që heqja e vizave për njerëzit në Kosovë është një qëllim i përbashkët, pasi vendi ka përmbushur kushtet e fundit”, ka shkuar Fajoni në llogarinë e vet në “Twitter”.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përshëndetur këtë deklaratë të Fajonit.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka thënë se Fajon rikonfirmoi se janë përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave nga institucionet e Kosovës, raporton “Epoka e re”.

“Shpreh edhe një herë respekt të thellë për znj. Fajon dhe dashamirët e Republikës së Kosovës që përkrahin liberalizimin e vizave dhe procesin integrues! Ne nuk do të ndalemi së punuari, deri sa nuk bëhemi pjesë e pandashme e vlerave euroatlantike”, ka thënë ministrja Hoxha.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje