Miratohet kërkesa buxhetore e sistemit prokurorial për vitin 2019

Miratohet kërkesa buxhetore e sistemit prokurorial për vitin 2019

Është mbajtur takimi i 153-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Në këtë takim KPK ka zgjedhur Valon Jupën, drejtor të Njësitit për Shqyrtimin e Përformaces së Prokurorisë, për një mandat trevjeçar me mundësi vazhdimi.

Po ashtu, u miratua kërkesa buxhetore e sistemit prokurorial për vitin 2019.

Paraprakisht miratimit të kërkesës buxhetore i ka paraprirë prezantimi i saj nga kryesuesi i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, prokurori Zejnullah Gashi dhe diskutimet e anëtareve të KPK-së.

Po sot, KPK-ja ka miratuar emrat e prokurorëve të propozuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokuroritë tjera, si prokuror përgjegjës për komunikim me media.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje