Miriami sjell plot ëmbëlsi në një imazh

Miriami sjell plot ëmbëlsi në një imazh

Miriam Cani është emër shumë i dashur për publikun.

Ajo nuk është aktive me këngë, por përmes rrjeteve sociale shpalos shumëçka nga jeta e saj private, shkruan lajmi.net.

Në fotografinë e fundit, ajo ka shfaqur vajzën e saj duke fjetur, teksa po ia mbante dorën këngëtares.

Projekti i fundit nga Miriami, është kënga “Dhurata”, që e këndon në duet me bashkëshortin e saj, kantautorin Alban Skenderaj, dedikim ky pikërisht për vajzën Ameli.

Ndërsa, së fundi ajo është e angazhuar në “Voice of Albania” edicioni për fëmijë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje