Misteri i kërcënimeve ndaj ish-prokurorit Blakaj

Misteri i kërcënimeve ndaj ish-prokurorit Blakaj

Presionet dhe kërcënimet, të cilat dyshohet se e kanë shtyrë ish-prokurorin special, Elez Blakaj, drejt dorëheqjes mbesin enigmatike. Dorëheqja e tij ka bërë bujë në opinion.
Presionet dhe kërcënimet, të cilat dyshohet se e kanë shtyrë ish-prokurorin Special, Elez Blakaj, drejt dorëheqjes mbesin enigmatike.

Dorëheqja e tij, ka bërë bujë në opinion. Menjëherë ka reaguar Prokuroria e Shtetit, duke thënë se nuk e di arsyen e dorëheqjes së ish-prokurorit. Mirëpo, ka pranuar se Blakaj ka raportuar një rast të kërcënimit përderisa ka qenë duke u gjykuar ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.

Ish-prokurori së fundi ka qenë duke i hetuar keqpërdorimet me listat e veteranëve të UÇK-së. Hetimet, sipas “Betimi për Drejtësi” kanë përfunduar dhe aktakuzën Blakaj e ka dorëzuar te eprorët e tij, porse “ata po e mbajnë të fshehtë”.

Në anën tjetër, Prokuroria ka mohuar se ka një aktakuzë të tillë. Ajo ka thënë se hetimet rreth këtij rasti ende janë duke vazhduar, shkruan sot Koha Ditore.

Vetë Blakaj, edhe më tutje, vazhdon të heshtë për opinionin. Ndërkohë, ndërkombëtarët, por edhe vendorët e kanë pritur me shqetësim dorëheqjen e tij, duke kërkuar hetimin e shkaqeve.

 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje