Mjekë nga Suedia po trajtojnë pacientët në QKUK (Foto)

Mjekë nga Suedia po trajtojnë pacientët në QKUK (Foto)

Në kuadër të bashkëpunimit  të nisur në vitin 2004 ndërmjet Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe  Qendrës Klinike Universitare të Linkoping të Suedisë, një ekip mjekësor suedez po qëndron në QKUK, ku në bashkëpunim me mjekët kirurgë të fëmijëve dhe kirurgë plastikë po kontrollojnë dhe trajtojnë pacientë.

Ky ekip mjekësor po udhëhiqet nga menaxherja ndërkombëtare e projektit, Dr. Ruhije Hoxha Beganoviq, njofton QKUK, përcjell Klan Kosova.

“Ekipi mjekësore ka ardhur në Kosovë ditën e hënë me 9 prill,  ku kanë filluar menjëherë që bashkë me kolegët nga QKUK të trajtojnë rastet në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe në Kirurgji Plastike”.

“Ekipin mjekësor nga Kirurgjia e Fëmijëve  po e udhëheqë Peder Drott, i cili ka edhe ekipin mbështetës mjekësor.  Deri tan janë kryer mbi 20 trajtime , përfshirë edhe ndërhyrjet kirurgjike, përderisa trajtimet do të vazhdojnë deri ditën e premte”, thuhet në komunikatë.

“Në anën tjetër, në kirurgji plastike, të udhëhequr nga Erkki Torpila, mjekë të tjerë  dhe ekipi vendore e kirurgëve plastik,  ditën e djeshme janë kryer 5 operacione mikrokirugjike, 5 të tjera janë në program sot dhe të tjerat gjatë ditës së nesërme. Janë kontrolluar  dhe trajtuar edhe 48 pacientë të tjerë”.

Ekipet e mjekëve nga Suedia thuhet se do të qëndrojnë në Kosovë deri ditën e premte.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje