MKRS-ja prioritet punësimin e të rinjve

MKRS-ja prioritet punësimin e të rinjve

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit është duke e synuar përgatitjen për punë të 200 të rinjve nga Kosova , dhe këtë planifikon ta realizojë përmes projektit të lansuar “Ndërmjetësimi  në punë për të rinjtë”, transmeton Klan Kosova .

Projekti përkon me angazhimin e të rinjve me  skemat : Trajnim në Punë dhe Praktikë në Punë.

Ministri Kujtim Gashi ka theksuar se Departamenti i Rinisë në vitin 2019 do të jetë prioritet dhe të rinjtë do të marrin mbështetje nga kjo ministri sa i përket punësimit të tyre.

“Rinia përbën një prej pjesës më vitale të vendit tonë. Që nga dita e parë e marrjes së detyrës kemi një orientim të ri sa i përket rinisë, vetëm për një qëllim, që t’u dalim në ndihmë dhe përkrahje dhe t’i ndihmojmë në çështjen e punësimit”, ka thënë Gashi në lansimin e këtij projekti.

“Ne e kemi një prioritet të veçantë edhe në ndarjen e buxhetit dhe siç e dini Departamenti i Rinisë do të jetë fokus i veçantë në vitin 2019”.

“Programi që po e lansojmë sot ndahet në dy skema: trajnimi në punë dhe praktikën në punë. Është një program trepalësh ku është ministria, kolegji dhe firmat që do ta përgatitin rininë për treg”, ka shtuar ai.

Ndërsa njëri nga implementuesit, Ali Bajgora, njëherësh edhe rektor në Kolegjin Evropian të Kosovës,  tregoi për rëndësinë e këtij projekti si dhe pritshmërive të tyre.

“Ne si implementues të projektit, falënderojmë ministrinë për kontributin dhe bashkërisht do të kontribuojmë avancimit të rinisë së Kosovës. Me qasjen e kompanive vendore, ky projekt do të marrë qasje konkrete. 40% do të jenë femra kryesisht nga zona rurale”, ka thënë Bajgora për projektin i cili financohet nga MKRS-ja.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje