Modelja që rrahu në Dubai Baby G-në, jep versionin e saj

Modelja që rrahu në Dubai Baby G-në, jep versionin e saj

Magazina.al, ka mësuar se Blerta Gashi e cila rrahu brutalisht këngëtaren Baby G, është me profesion modele, dhe rasti ka ndodhur në Dubai.

Fillimisht e rrahu e më pas e kërcënoi e çka nuk i tha në instagramin e saj.

Bleta Gashi e cila sulmoi keq këngëtaren kosovare Baby G, nuk la fjalë pa thënë për këngëtaren.

Ajo bashkë me një tjetër vajzë sipas Baby G e kanë sulmuar keq, e më pas e kanë rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda në fytyrë.

Blerta ka thënë se është turp për këngëtaren që po paraqitet si viktimë para mediave.

“Unë nuk e kuptoj se si njerëzit mund të gënjejnë dhe të luajnë rolin e viktimës. Unë kurrë nuk do të mund të godisja askënd nëse dikush nuk më godet e para dhe unë nuk kam arsyeja të xhelozoj ju. Ju jeni e pasjellshme para meje dhe para familjes dhe dalja para mediave si viktimë është turp për ty Baby G”, ka thënë ajo.

“Baby G unë nuk dua të flas shumë për ty se çfarë personi je. Të gjithë e dinë çfarë aktore je dhe e vërteta do të dal së shpejti në shesh. Ti mund t’i gënjesh të tjerët por jo edhe zotin që është gjithkund”, ka shkruar

Këto janë mesazhet e vajzës e cila e rrahu Baby G-në në Dubai.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje