Moment i rrallë: Gazetarja po raportonte Live, prapa shfaqet “kopja” e saj...

Moment i rrallë: Gazetarja po raportonte Live, prapa shfaqet “kopja” e saj (Video)

Shikuesit e rrjetit televiziv Sky News u çuditën kur një “kopje” e gazetares u shfaq pas saj, ndërsa ajo po raportonte jashtë Downing Street, Londër.

Sipas mediave të huaja,  bëhet fjalë për një video e cila tregon korrespondenten politike Laura Bundock.

Çfarë bie në sy është fakti se gazetarja, e mbështjellë me një pallto të zezë dhe një shall të portokalltë, nuk është e vetëdijshme për një grua e cila ishte duke përdorur një telefon vetëm pak metra prapa saj, e veshur pothuajse identikisht.

Përveç veshjes thuajse të njëjtë, ato dyja kanë të njëjtën ngjyrë dhe flokët në një gjatësi të ngjashme.

Ajo që e bën videon edhe më interesante, siç theksohet nga përdoruesit e mediave sociale, është fakti se asnjëra nuk i kushton vëmendje tjetrës, pavarësisht se ishin aq afër.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje