Morena poston një foto të ‘nxehtë’, ky është komenti i të dashurit

Morena poston një foto të ‘nxehtë’, ky është komenti i të dashurit

Morena Taraku ka qenë kryetemë e medieve rozë këto ditë.

Kjo për shkak se këngëtares iu zbulua lidhja me milionerin nga Teherani, Sasha Sobhani, shkruan lajmi.net.

Ajo nuk ka folur publikisht për lidhjen, por ishte i dashuri i saj ai i cili e konfirmoi përmes një videoje ku tregoi se ka bërë tatuazh emrin e këngëtares.

Së fundi, Morena ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën ka vënë në fokus të pasmet bombastike.

Ajo kishte treguar se po mediton pas publikimit të këngës së re, kurse Sasha Sobhani i komentoi me figurë të zemrës.

Kujtojmë që “Femnat”, titullohet kënga e fundit nga Morena  në duet me Dj PM dhe Dj Dagz.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje