Morgan Freeman në shënjestër të Serbisë

Morgan Freeman në shënjestër të Serbisë

Aktori i famshëm amerikan Morgan Freeman u gjet në shënjestër të medias serbe, pas episodit të parë të serialit dokumentar të kanalit televiziv National Geographic, “The Story of Us”.

Ky episod i parë, i cili premierën e pati mbrëmë, i kushtohet Bosnjës dhe masakrave serbe mbi myslimanët në luftën e viteve 90-ta, ndërsa mediat serbe e quajtën “edhe një armë propagandistike e Perëndimit kundër Serbisë”.

Kështu, portali srbijadanas.com që në titull e quan rrëfimin “dhunim i së vërtetës” dhe i bën vërejtje Freemanit dhe autorëve të emisionit “pse s’e kanë pyetur edhe palën tjetër”, porse thjesht e kanë cilësuar atë që ka ndodhur në Bosnjë gjenocid nga ana e serbëve.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje