Mos u mërzisni me ata që flasin pas shpine! Ka një arsye...

Mos u mërzisni me ata që flasin pas shpine! Ka një arsye pse janë aty

Çdo mëngjes kur zgjohemi, përballemi me një ditë të re të mbushur me sfidat e jetës.

Këto sfida vijnë në shumë forma: sfida fizike, pengesa financiare, vështirësi në marrëdhënie, sprova emocionale dhe madje mundime me besimin tonë.

Shumë prej sfidave që hasim në jetë, mund të zgjidhen dhe të mposhten; megjithatë, të tjera mund të jenë të vështira për t’u kuptuar dhe të pamundura për t’u mposhtur dhe do të na shoqërojnë derisa të kalojmë në jetën tjetër.

Ndërsa i durojmë përkohësisht sfidat që mund të zgjidhim, dhe ndërsa vazhdojmë të durojmë sfidat që nuk mund të zgjidhim, është e rëndësishme të kujtojmë se forca shpirtërore që zhvillojmë do të na ndihmojë të durojmë me sukses të gjitha sfidat që hasim në jetë.

Jeta mund të marrë për lart.

Jeta mund të marrë për poshtë.

Dhe në ditët e këqia, ju pyesni veten nëse do të gjeni forcën për të kapërcyer pengesat që shfaqen në jetën tuaj.

Zhgënjimi mund të jetë shkatërrimtar, por ky nuk është fundi i historisë tuaj.

Ka shumë gjëra të tjera përpara, dhe këto 20 thënie me siguri do ju japin forcën për të mos u dorëzuar asnjëherë…

1. Nuk do të jesh asnjëherë i lirë, nëse nuk e liron veten nga burgu i mendimeve të tua negative.

2. Mos u shqetësoni për ata që flasin prapa shpinës tuaj. Ka një arsye përse janë aty mbrapa jush

3. Përpara se të flasësh, dëgjo. Përpara se të reagosh, mendohu. Përpara se të kritikosh, prit. Përpara se të lutesh, fal. Përpara se të heqësh dorë, përpiqu.

4. Dyshimi i vret më shumë ëndrrat, krahasuar me dështimin.

5. Nëse përqendrohesh tek rezultatet, nuk ke për të ndryshuar kurrë. Nëse përqendrohesh tek ndryshimi, ke për të arritur rezultate.

6. Mjaft u shqetësove për gjërat që mund t’i bësh gabim, por lumturohu për gjërat që mund t’i bësh mirë.

7. Fitorja nuk është gjithçka, por dëshira për të fituar padyshim që është gjithçka.

8. Të menduarit e tepërt – arti i krijimit të problemeve që realisht nuk ekzistojnë.

9. Mendova të hiqja dorë, por pastaj kujtova se ata që më donin të keqen, do të qeshnin me mua.

10. Çdokush që të thotë të mos mundohesh shumë, ose është një “shok” që nuk ta do të mirën, ose është dikush që edhe për veten e tij ndihet konfuz.

11. Të shqetësohesh është njësoj si të ulesh në një karrige lëkundëse. Të jep diçka për të bërë, por nuk të çon gjëkundi.

12. Mjaft mendove shumë gjëra. Ti nuk mund të kontrollosh çdo gjë, ndaj thjesht lëri gjërat të rrjedhin siç është e shkruar.

13. Ëndërro gjëra të mëdha, puno fort, përqendrohu dhe rrethoje veten me njerëz të mirë.

14. Mos e shkatërro një ditë të re me mendimet e së djeshmes. Thjesht lëri gjërat të ndodhin.

15. Një mendje e qetë është e aftë të dëgjojë intuitën përpara frikës.

16. E sotmja mund të jetë dita më e bukur për ty, ndaj zgjohu dhe buzëqesh. Pozitiviteti është një zgjidhje që ti mund ta kthesh në një zakon në jetën tënde.

17. Unë s’jam ajo që ndodhi me mua. Unë jam ai që vendos të bëhem!

18. Jini ambiciozë, kini parasysh vetëm prioritetet e tuaja, mendoni gjëra pozitive dhe mbajeni kokën lart.

19. Mos e gjykoni çdo ditë nga të korrat që merrni, por nga farat që mbillni.

20. Shko sa më larg që të mundesh, dhe pastaj hidh edhe një tjetër hap.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje