Mosmiratimi i platformës nuk e rrezikon vazhdimin e dialogut

Mosmiratimi i platformës nuk e rrezikon vazhdimin e dialogut

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se partitë politike duhet të arrijnë konsensus për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Ajo ka theksuar se në mungesë të këtij konsensusi qeveria e ka tërhequr platformën nga Kuvendi deri në një momentum më të favorshëm.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kadrijaj ka bërë me dije se platforma mund të rikthehet në Kuvend në momentin që të arrihet konsensusi.

Sipas saj, platforma pastaj do të mund të plotësohet dhe të ndryshohet varësisht se si e shohin të nevojshme deputetët.

Megjithatë, Kadrijaj ka thënë se mosmiratimi i platformës nuk e rrezikon vazhdimin e procesit të dialogut.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje