Mot i ndryshueshëm në Kosovë

Mot i ndryshueshëm në Kosovë

Sot gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e mbrëmjes ka mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 12C deri në 16C, e maksimalet nga 27C deri në 30C.

Fusha të presionit të ulët dhe masa të ftohta ajrore do të fillojnë të tërhiqen nga veriu i kontinentit, derisa nga Afrika veriore fusha më stabile ajrore dhe masa të ngrohta ajrore do të fillojnë të shtrihen mbi rajon ku do të favorizojnë mot kryesisht me diell dhe rritje të temperaturave.

Mirëpo për shkak se rajoni ynë ndodhet ndërmjet masave të ndryshme ajrore, orëve të pasdites vende-vende nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale shiu me bubullima.

Do të fryjë erë e lehtë në drejtime të ndryshme 1-3m/s. Shtypja atmosferike, gradualisht do të zbresë në vlera normal.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje