MTI-ja pranon aplikacionin e parë për statusin e investitorit strategjik

MTI-ja pranon aplikacionin e parë për statusin e investitorit strategjik

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pranuar aplikacionin e parë për statusin e investitorit strategjik konform Ligjit për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës.

Ministri Hasani ka treguar se projekti energjetik nga Jaha Group është në vlerë prej rreth 130 milionë euro që pritet të përfundojë deri në vitin 2021.

Po ashtu, ai ka ftuar investitorët e tjerë strategjikë që ta shfrytëzojnë ligjin për Investime strategjike, sepse ka shumë fusha të tjera strategjike për investime në turizëm bujqësi e të tjera. Sipas tij, pas një pune të madhe u bë pranimi i aplikacionit të parë.

“Është një ditë e rëndësishme për qeverinë. Sipas projektit të prezantuar nga kompania janë 150 mgë me energji alternative ky projekt ka kushtuar 130 milion euro vlerë. Ky projekt do të jetësohet deri në vitin 2021 mendohet që deri në 500 punëtor do të marrin pjesë në këtë projekt. Ju bëjë thirrje investitorëve që të vijnë në Kosovë për investime sepse ky ligj u mundëson kushte të mira”, ka thënë ministri Hasani.

Në pranimin e këtij aplikacioni ka marrë pjesë edhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi njëherësh edhe zëvendëskryeministër.

“Janë përfunduar të gjitha rregulloret që sot ta pranojmë këtë ligj. Kompania e parë që po aplikon është kompani vendore, dhe është projekt i energjisë së ripërtërishme”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, Nora Hasanaj, drejtoreshë e Odës Ekonomike Gjermane, tha se është kënaqësi që investitori i parë është vendës. Sipas saj, përmes këtij aplikimi do të tërheqim më shumë investime.

“Është kënaqësi që aplikuesi i parë është vendor. Për ne është e rëndësishme që gjatë implementimit të këtij projekti do të inkuadrohen partner dhe financimi do të bëhet nga banka gjermane. Nëse arrijmë që përmes këtij aplikimi do ta testojmë ligjin jam e bindur se do të tërheqim më shumë investitor. I dëshiroj suksese konserciumit kosovar”, ka thënë Hasanaj.

Kurse, pronari i kompanisë “Jaha”, Fadil Hoxha, që është aplikuesi i këtij projekti, shpreson që implementimi i projekti të fillojë së shpejti. “Ne si investitor jemi të lumtur qe të bëjmë një projekt të tillë në vendin tonë. Kapitali i kompanisë është i përzier. Emri i projektit është Solar Kosova 20/20z qëllimi jonë është me bë një projekt të veçantë që nuk e vendet përreth. Unë zotohem që nuk do të jetë hera e parë dhe e vetme brenda këtij viti dhe viti 2018 do të jetë viti i investimeve strategjike. Ne po shpresojmë që arenda këtij viti parashihet të fillohet. E kemi bë kërkesën për vendin. Me 1 mars të vitit të ardhshëm shpresoj në instalimin e impiantit”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje