Muajin e ardhshëm një pjesë e Ministrisë së Kulturës zhvendoset në Prizren

Muajin e ardhshëm një pjesë e Ministrisë së Kulturës zhvendoset në Prizren

Tashmë ekziston vendimi për zhvendosjen e Ministrisë së Kulturës në kryeqytetin historik, Prizren.

E kjo, besohet se pjesërisht do të ndodh muajin e ardhshëm.

Ministri i këtij dikasteri, Kujtim Gashi ka deklaruar se kanë filluar procedurat për bartjen e stafit dhe çështjet e tjera administrative.

“Tashmë proceduralisht jemi afër për të kaluar atje, kemi edhe disa çështje administrative dhe më së largu në muajin e ardhshëm një pjesë e ministrisë do të operojë në qytetin e Prizrenit”, ka thënë ai, raporton Kp.

Ndryshe, në hapësirën ku Ministria e Kulturës ndodhet aktualisht në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, pas largimit do të jetë Presidenca e Kosovës.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje