Murale me thirrje për luftë në veri të Mitrovicës

Murale me thirrje për luftë në veri të Mitrovicës

Sheshit “Shumadia” në veri të Mitrovicës, përveç përmendores së “Car Llazarit”, tani i janë shtuar edhe dy murale me dimensione të mëdha dhe me përmbajtje lufte.

Qytetarët serbë të asaj pjese, kanë thënë për “Kosovapress” se njëra prej këtyre muraleve në fakt ka ekzistuar edhe më herët, por që është modifikuar dhe ngjyrosur tash, ndërsa tjetra është punuar para disa ditësh.

Në këto murale të punuara nëpër ndërtesa shumëkatëshe të qytetit, shihen ushtarë serbë të uniformuar, automjete luftarake, si dhe flamuj e simbole të Serbisë. Në këto murale shkruan në serbisht dhe alfabetin cirilik: “Për këtë tokë ia vlen të vdesësh” dhe “…prej këtu s’ka kthim prapa”.

Mësohet se përmes këtyre muraleve, qytetarët serbë të veriut dërgojnë mesazh se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se për të duhet vdekur në rast nevoje.

Burime të “Kosovapress”-it kanë bërë me dije se autorë të këtyre muraleve janë pjesëtarë të grupit të ashtuquajtur “KM-FIRM 028 Sever” në veri të Mitrovicës.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje