Muralet në Rrugën “B”, Prishtinës i shtohen ngjyrat (Foto)

Muralet në Rrugën “B”, Prishtinës i shtohen ngjyrat (Foto)

Rruga “B” në kryeqytet ka marrë një pamje të re plot ngjyra nga grafitet domethënëse të më shumë se 100 artistëve nga anë e kënd bota. Kjo pasi që sot është dita e tretë e festivalit “Meeting of Style”, i cili po mbahet në Rrugën B të Prishtinës, dhe rezultatet po vlerësohen të jenë mjaft mbreslënëse.

Vullnetarja Jonida Kuçi tha se ka interesim të madh të qytetarëve që gjenden aty për të parë dhe përcjellë prej afër punën e artistëve që po punojnë muralet.

Për këtë, ajo thotë se dëshmon edhe shitja e madhe e produkteve që janë shitur në kuadër të këtij festivali. Derisa bënë të ditur se deri më tash çdo gjë ka shkuar shumë mirë.

“Unë këtu punoj në ‘Most Shop’, më së shumti ka produkte vendore që i shesim. Ka fanela, çanta të ndryshme që janë me llogon e ‘Meeting of Style’. Ka pasur mjaft shitje që janë blerë edhe prej artistëve që kanë qenë shumë të interesuar të blejnë prej produkteve tona që me i mbajt si kujtim prej Kosovës. Po ka pasur edhe njerëz lokal që kanë blerë shumë produkte. Pra, siç po e shiheni edhe vet, shumica e produkteve pasi që është dita e tretë kanë filluar të harxhohen. Do të thotë çdo gjë po shkon në rregull. Sidomos kur po bëhet më vonë, po vijnë shumë njerëz dhe artistët pastaj po ndjehen edhe më mirë”, tha ajo për KosovaPress.

Në anën tjetër janë banorët e asaj lagjeje ata që i ka gëzuar më së shumti pikturimi i mureve.

Kështu Artan Canhasi, i cili kishe dalë së bashku me djalin e vet për të shëtitur andej pari, tha për KosovaPress se këto grafite i kanë dhënë më shumë hijeshi rrugës B, ku edhe jeton.

“Këto grafitë mjaft po më pëlqejnë. Betoni që ka qenë përpara ka qenë ‘palidhje’. Ka qenë beton i thjesht, monoton. Kështu që tash është bërë një pjesë mjaft relakusese që të vizitohet kjo pjesë e rrugës ‘B’”, tha ai.

Ndërsa sot më ndryshe nga dje, ekipi i KosovaPress-it nuk ka hasur në artistë shqiptar, teksa ka takuar artistë nga vende të ndryshme të botës.

Kështu Airborne Mark nga Londra, i cili kishte ardhë për herë të parë në Kosovë, ka ndarë përshtypjet e tij për Prishtinën, duke vlerësuar lart mikpritjen shqiptare.

“Po është hera e parë në Kosovë, kam mbërritur para disa ditëve, hera e parë në Kosovë dhe në Prishtinë. Jam shumë i lumtur të jem këtu, një pritje e mrekullueshme nga organizatorët, ky event është një shpërthim… Puna ime është art konceptual. Kam ushqyer origami, kështu që e gjithë puna ime është e bazuar ne modelet e origamit që unë i dizajnoj. Pra e gjithë puna ime vjen në jetë si një model origamie, kam vënë pak dritë dramatike në të, kam përzier të kuqen me të kaltrën për të krijuar këtë ngjyrë, po është art konceptual për të folur, pra është eksplorimi im i origami në mur”, u shpreh Mark.

Për Thomas Fuch, i njohur me nofkën e tij artistike “FATAL”, Kosova është ndryshe nga shumë vende të Evropës. Edhe pse është hera e parë e tij në Kosovë, ai thotë se do të dëshironte të vinte prapë.

Sa i përket punës së tij në grafit, Fuch thotë se është një paraqitje e ndjenjave të veta, e që është e vështirë të thuhen me fjalë, prandaj edhe i paraqet përmes vizatimeve artistike.

“Unë e pëlqej këtë vend, është shumë mirë të takoj njerëzit mendjehapur, ndryshe nga një pjesë e Evropës. Nuk është e lehtë të përshkruaj punën, shumica ka filluar me ndjenjat. Artistët dëshiruan të bëjnë diçka në rrufe dhe pastaj shumë artistë thanë: në rregull, ne duam të bëjmë gjëra politike, disa të tjerë thanë që duan të bëjnë gjëra ilegale, është pak e vështirë ta përshkruaj”, deklaroi ai.

Ndërkaq nga Portugalia për t’iu bashkuar këtij festivali kishte ardhur edhe Ausr Philipe, i cili në grafitin e tij kishte paraqitur lirinë e majmunëve.

Duke u shprehur i lumtur që pati rastin të jetë pjesë e këtij aktiviteti, artisti Philipe thotë se ndjehet i mrekulluar me vendasit.

“Është hera ime e parë në Kosovë, është një vend i mirë për vizatimet, e pëlqej kohën, familjet, njerëzit… Unë po tentoj të përfaqësoj lirinë e mjamunëve. Majmunët nuk kanë shtëpi dhe ky mural është si një lloj shtëpie për ta”, theksoi ai.

Ndryshe, nga ky aktivitet me grafitë janë mbuluar 1800 metra katrorë mure të Prishtinës nga 100 artistë të vendeve të ndryshme të botës, si: Portugalia, Italia, Gjermania, Britania e Madhe e vende të tjera./Telegrafi/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje