MZHR-ja përkrah me 125.000 euro në një projekt komunën e Rahovecit

MZHR-ja përkrah me 125.000 euro në një projekt komunën e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar marrëveshje të mirëkuptimit për mbështetjen e projektit “Shtigjet e ecjes” me ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri.

Sipas kësaj marrëveshje, MZHR-ja këtë vit përkrah financiarisht realizimin e këtij projekti në shumën prej 125.000 euro, ndërkaq Komuna e Rahovecit do të ndajë 10.500 euro nga buxheti i saj.

“Ndihem mirë se do të bëhet realitet zotimi im publik për t’u ngjitur me shkallë deri në Majën e Shkodranit. Po ashtu, jam i sigurt se në këtë zonë të patrajtuar deri më tani, në të ardhmen e afërt, pritet të merr krahë zhvillimi ekonomik, me theks të veçantë agroturizmi dhe turizmi kulturor”, ka thënë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai ka falënderuar bashkëpunëtorët e tij në komunë që kontribuuan për përgatitjen e mirë të projektit, Komunën e Malishevës e cila është pajtuar që Rahoveci të jetë komunë lidere në projekt, si dhe mbështetjen e arsyeshme të stafit të MZHR-së.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje