Natë e qetë në Mitrovicë

Natë e qetë në Mitrovicë

Pas ngjarjeve dhe zhvillimeve të ditës së djeshme rreth arrestimit të të ashtuquajturit drejtor për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë natës në të dyja anët e qytetit të Mitrovicës ka mbretëruar gjendje e qetë.

Nata ka kaluar pa ndonjë ekces në këtë qytet, ndërsa afër urës kryesore mbi Ibër kanë qëndruar autoblinda me pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë.

Qytetarë nga veriu i vendit kanë thënë për Kosovapress se në fshatin Rudare të komunës së Zveqanit, përkatësisht tek kryqi, gjatë natës serbët kanë bllokuar magjistralen Mitrovicë-Jarinje, duke vendosur kamionë dhe automjete të ngjashme transportuese.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje