Nderohen heronjtë e kombit Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

Nderohen heronjtë e kombit Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

Me rastin e 20-vjetorit të rënies të heronjve Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, të hënën në Prishtinë është mbajtur një akademi përkujtimore.

Në këtë akademi, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Hashim Thaçi, është thënë se dëshmorët dhe heronjtë e kombit kanë vetëm një atdhe.

Thaçi në fjalën e tij ka thënë se çlirimi i Kosovës nuk ka ndodhur rastësisht dhe as nuk ka filluar në vitin ‘98-99.

Presidenti Thaçi ka theksuar se shëmbëlltyrë e luftës për çlirim kanë qenë heronjtë Bahriu dhe Agroni.

Thaçi ka thënë se ka qenë një nder i veçantë që Bahri Fazliun e ka njohur qysh në fund të vitit 1989, vetëm pak ditë pas rënies heroike të vëllait të tij, Fahriut.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka theksuar se populli shqiptar asnjëherë nuk e ka ndalur rezistencën kundër pushtuesit.

Në këtë akademi është shfaqur edhe filmi dokumentar, “Një rrëfim për dy heronjtë”, i punuar nga Kushtrim Sheremeti.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje