Ndërrimi i orës, mësoni arsyen pse ndodh kjo ‘traditë’ e çuditshme

Ndërrimi i orës, mësoni arsyen pse ndodh kjo ‘traditë’ e çuditshme

Në vitin 1907, një anglez i quajtur William Willett prezantoi idenë e “Kohës Verore”, në mënyrë që njerëzit të mos i çojnë kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve.

Ai e mendoi këtë ide në mënyrë që t’i nxirrte njerëzit nga shtrati më herët, duke e ndryshuar orën. Ai propozoi se ora duhet të shtyhet për 80 minuta në katër hapa progresiv gjatë muajit prill dhe në të njëjtën mënyrë gjatë muajit shtator. Willett pastaj kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur për t’i bindur njerëzit se skema e tij ishte e duhura.Për fat të keq, ai vdiq nga një grip më 1915 në moshën 58 vjeçare; një vit para se gjermanët ta adaptonin planin e tij për ta ndryshuar orën më 30 prill, 1916, por jo për 80 minuta, por për 60 – kur ora ishte kthyer mbrapa në 23:00.

Britania më pas ndoqi këtë hap më vonë më 21 maj.Akti i “Kohës Verore” ishte miratuar nga Parlamenti i Britanisë më 21 maj 1916.Por, nuk ndërrohej gjithmonë për një orë.Orët sot vendosen pothuajse gjithmonë një orë prapa ose para, por përgjatë historisë ka pasur disa ndryshime, si gjysmë rregullimi – 30 minuta – apo rregullimi i dyfishtë – dy orë – dhe rregullimet e tjera për 20 dhe 40 minuta. Një rregullim dy orësh ishte përdorur në disa vende të ndryshme gjatë viteve 1940.Një gjysmë-rregullim ishte përdorur në Zelandë të Re në gjysmën e parë të shekullit 20. Në Australi ndërkohë ora dikur shtyhej apo kthehej për 30 minuta.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje