Ndërron jetë Valdeti, studenti nga Istogu i sëmurë me kancer

Ndërron jetë Valdeti, studenti nga Istogu i sëmurë me kancer

Ka ndërruar jetë studenti nga Istogu, Valdet Zeqiraj i cili ishte i diagnostifikuar me kancer.

Lajmi për vdekjen e tij ka përfshirë rrjetet sociale, ku familjarë e miq të tij kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e Valdetit.

Sipas familjarëve të Valdetit, Ministria e Shëndetësisë i kishte ndarë tij 23 mijë euro për kurimin e sëmundjes, por këto nuk ishin të mjaftueshme.

Kjo ngase atij i duheshin të paktën 130 mijë euro për ta vazhduar shërimin.

Valdeti ka ndërruar jetë në spitalin “Anadollu Hospital” në Stamboll të Turqisë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje