Ndeshja Kroaci – Angli jepet edhe në Samitin e Brukselit

Ndeshja Kroaci – Angli jepet edhe në Samitin e Brukselit

BRUSSELS, BELGIUM - MAY 25: Fighter jets fly over flags during the NATO (North Atlantic Treaty Organization) summit ceremony at the NATO (North Atlantic Treaty Organization) summit ceremony at the NATO headquarters on May 25, 2017 in Brussels, Belgium.(Photo by Justin Tallis - Pool/Getty Images)

Samiti i Brukselit ka mbledhur krerët e aleancës në një tjetër tentim për të përafruar qëndrimet, pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, lidhur me kontributet që jep secili shtet, që kanë shkaktuar irritim tek pjesa më e madhe e anëtarëve të NATO-s

Krerët e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në samitin e së mërkurës dhe të enjtes në Bruksel.

Në agjendën e samitit, do të jetë forcimi i aftësive mbrojtëse, dizajnimi i sigurisë, lufta kundër terrorizmit, forcimi i bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Sërish në qendër të vëmendjes është kthyer presidenti amerikan Donald Trump, që ka thënë se Gjermania është krejtësisht e varur nga Rusia, për shkak të gazit rus që përdor.

Kjo deklaratë e kreut të shtetit amerikan ka marrë përgjigje nga kancelarja gjermane Angela Merkel që ka nënvizuar ser Gjermania është e pavarur dhe kontribuese e madhe në NATO.

Por përtej pjesës formale që ka nxjerrë edhe një herë në sipërfaqe tensione, ja disa fakte që e karakterizojnë këtë samit.

 

Lideri më i ri: Kryeministri i Estonisë Juri Ratas, 40 vjeç

Lideri me më shumë pjesëmarrje në samite: Kancelarja Angela Merkel (8)

Gjatësia e tepihut: 110 metra

Formati i sesionit të parë: Presidentë/Kryeministra në tavolonë – me deri në pesë këshilltarë prapa tyre

Kohëzgjatja maksimale e ndërhyrjeve në sesion: tre minuta

Numri i helikopterëve në ajër: 22 nga 13 shtete të ndryshme

Gjatësia e komunikatës së propozuar për këtë samit: 79 paragrafë në 34 faqe

Numri i policëve belgë të angazhuar për të ruajtur sigurinë: +/- 10 mijë

Numri i gazetarëve të akredituar: rreth 2 mijë e 200

Nurmi i trupave që shërbejnë në operacionet e NATO: rreth 24 mijë

Futboll: Ndeshja Kroaci – Angli do të shfaqet në Qendrën Mediale, ndërsa liderët do të jenë në takim, pa TV

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje