Ndryshon skema e ngjarjes për dy shqiptarët e vrarë në pikën e...

Ndryshon skema e ngjarjes për dy shqiptarët e vrarë në pikën e basteve në Itali. Ja çfarë pranoi pronari

Një marrëveshje për pranimin e fajësisë është arritur të bëhet në seancën dëgjimore për të akuzuarit e ngjarjes së 1 nëntorit të vitit 2015 në Liguria të Italisë, ku dy shqiptarë, Albert Jakupaj dhe Aramit Ismajlukaj vdiqën si pasojë e djegies nga një shpërthim në një lokal bastesh sportive.

 

Pranimi i fajësisë nga ana e tij ka verifikuar dyshimet se një nga pronarët kishte porositur shqiptarët për të vënë zjarrin për të përfituar një siguracion nga shteti për të paktën 120 mijë euro, por që rrjedha e ngjarjes mori përmasa tragjike.

 

Mediat italianë shkruajnë se vetëm Alberigo, një nga pronarët dëshiron të përballet me këtë proces.  E ndërsa për të gjithë të tjerët të akuzuar si të përfshirë në ngjarje vendimi do të merret më 6 prill. I përfshirë në këtë ngjarje është edhe kushëriri i Aramit Ismajlukaj, i cili fillimisht u arratis.

Ngjarja:

Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, ku Albert Jakupaj, Aramit Ismajlukaj dhe Mretjev Ismajlukaj, tentuan të digjnin një pikë bastesh në sheshin Calvi në qytezën Liguria, Itali.

Në tentativë e sipër, një nga kanaçet me benzinë që do përdoreshin për t’i vënë flakën lokalit, i shpërtheu Albert Jakupajt në dorë, duke e lënë atë të vdekur në vend ndërkohë që u plagos shumë rëndë bashkëkombasi tjetër i tij Aramit Ismajlukaj, i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë.

Dyshimet e policisë janë tani se pronarët e kësaj pike bastesh kishin porositur shqiptarët në mënyrë që të bënin një atentat të rremë për vrasje që të përfitonin siguracion nga shteti.

Në burg përfundoi edhe Mretiev Ismajlukaj, kushëriri i njërit prej dy shqiptarëve që ndërruan jetë. Kohët e fundit ky u lirua sepse vendosi të bashkëpunojë me hetuesit. Më shumë detaje priten në orët e ardhshme shkruajnë mediat italiane.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje