Në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

Në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksander Vuçiq do të takohen sërish sot në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve bashkë me shefen për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini.
“Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e Punëve të jashtme dhe Politikave të Sigurisë, si dhe nënkryetare e Komisionit Evropian do të takojë më 18 korrik, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq në kontekst të vazhdimit të lehtësimit nga Evropa të dialogut. Ajo do të shqyrtojë me ta progresin në diskutimet mbi marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit deri tani dhe të planifikojë hapat dhe takimet e ardhshme, me qëllim që të sigurohet që puna mes të dy palëve të vazhdojë me ritëm të intensifikuar”, thuhet në njoftimin për media të BE-së.

Delegacioni i Republikës së Kosovës përbëhet nga të gjithë udhëheqësit institucionalë dhe liderët politikë të partive politike parlamentare që janë pjesë e koalicionit qeverisës, respektivisht nga presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje