Në Mitrovicë është mbajtur për herë të parë Kampionati Shtetëror i Karatesë...

Në Mitrovicë është mbajtur për herë të parë Kampionati Shtetëror i Karatesë ‘TOKYO 2020’

Të dielën në ambientin e Palestrës së Sporteve “Minatori” në Mitrovicë, nën patronatin e Federatës së Karatesë së Kosovës, për herë të parë është organizuar Kampionati Shtetëror i Karatesë “TOKYO 2020” në karate për kadetët, junior dhe senior.

Në këtë eveniment përveç përfaqësuesve nga federata e karatesë së Kosovës, morn pjesë edhe kryetari i komunës Agim Bahtiri, kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gerxhaliu, kampioni botëror i karatesë Enver Idrizi,  anëtarë të federatës së Maqedonisë, Shqipërisë  si dhe shumë garues të grupmoshave të ndryshme të karatesë dhe mysafirë të tjerë.

Gjatë këtij evenimenti me medalje të arta u shpërblyen : Rigon Baruti, Arlind Aliu  si dhe Albin Merovci.

Ndërsa me medalje të  bronzta u shpërblyen : Ensar Jashari, Kushtrim Mulaku dhe Armend Smaili .

Vlen të theksohet se klubi i karatesë “Mitrovica”,  radhitet si njëra nderë katër klubet më të suksesshme të këtij kampionati.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje