Në Shqipëri si në Kosovë, Hedhen tymuese në sallën e Kuvendit

Në Shqipëri si në Kosovë, Hedhen tymuese në sallën e Kuvendit

Pas hedhjes se tymueseve në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e opozitës kanë hedhur tymuese edhe brenda sallës se Kuvendit, derisa deputetët e mazhorancës kanë qenë duke votuar për prokuroren e përkohshme të shtetit.

Menjëherë pas kësaj, shefi i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka  kërkuar shtyrjen e seancës për votimet e tjera të rendit të ditës. Gramoz Ruçi ka ndërpre seancën, për të vazhduar më tutje.

Me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur Arta Markun kryeprokurore të përkohshme.

 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje