Në Trust rroga 5 mijë euro, Abdixhiku nis procedurat për zvogëlimin e...

Në Trust rroga 5 mijë euro, Abdixhiku nis procedurat për zvogëlimin e tyre

Deputeti i LDK’së Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka nënshkruar rekomandimin e Komisionit që ai drejton, për të zvogëluar pagat e menaxhmentit të Trustit.

Ai ka thënë se rroga që sillet rreth 5 mijë euro në Trust, është disproporcionale me realitetin ekonomik në Kosovë, duke shtuar se në rekomandim thuhet të ulen rrogat për 25 përqind.

“Konsideroj se paga publike prej 5,000 eurove është disproporcionale me realitetin ekonomik e social në Kosovë. Ajo para së gjithash paraqet mos-respekt ndaj taksapaguesve kosovarë. Po me kaq puna jonë s’mjafton. Prandaj e ftojmë qeverinë që të sjellë Ligjin mbi Paga me qëllim të nivelizimit të tyre në vend – për të gjithë pa përjashtim”, ka shkruar Abdixhiku.
Deputeti Abdixhiku ka falënderuar edhe anëtarët e Komisionit që e kishin ideuar e votuar për këtë rekomandim.

“Sot nënshkrova rekomandimin e Komisionit për Buxhet që bën zvogëlimin e pagave të menaxhmentit të Trustit për 25%; e i nivelizon ato me të Bankës Qendrore. I falënderoj gjithë anëtarët e Komisionit që ideuan dhe votuan këtë rekomandim”, ka shtuar ai.

Ndryshe, i pari i Trustit ka rrogë prëj 4980 euro aktualisht, por në qoftë se kalon ky rekomandim, rroga e tij do të zbres për 1245 euro.

Postimi i plotë i deputetit Lumir Abdixhiku 

Shkojmë edhe me një.

Sot nënshkrova rekomandimin e Komisionit për Buxhet që bën zvogëlimin e pagave të menaxhmentit të Trustit për 25%; e i nivelizon ato me të Bankës Qendrore.

I falenderoj gjithë anëtarët e Komisionit që ideuan dhe votuan këtë rekomandim.

Konsideroj se paga publike prej 5,000 eurove është disproporcionale me realitetin ekonomik e social në Kosovë. Ajo para së gjithash paraqet mosrespekt ndaj takspaguesve kosovarë.

Po me kaq puna jonë s’mjafton. Prandaj e ftojmë qeverinë që të sjellë Ligjin mbi Paga me qëllim të nivelizimit të tyre në vend – për të gjithë pa përjashtim.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje