Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë një dështim total për Kosovën!

Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë një dështim total për Kosovën!

Letër e hapur drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së SHBA nga Republikanët e Kosovës, REK.

Në të gjitha bisedimet e deritanishme mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel – qeveria e Kosovës pati një performancë amatoreske dhe deri më tani i ka shërbyer vetëm Serbisë të arrijë aspiratat e veta si: liberalizimin e vizave, kandidaturen për tu anëtarësuar në BE dhe nga ana tjetër u bë pengesë për Kosovën në të gjitha nivelet e procesit të integrimit duke i hequr asaj mundësinë të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare apo të arrijë ndonjë njohje të re.

Republikanët e Kosovës, REK i bëjnë kërkesë Qeverisë së Kosoves, që para se të fillojë me bisedime të reja me Qeverinë e Vucicit – Qeveria e Serbisë duhet të përmbushë këto kushte:
1.) Njohjen e menjëhershme të sovranitetit të Republikës së Kosovës.
2.) Falje publike për gjenocidin e bërë nga ana Serbisë ndaj popullates civile Shqiptare gjatë luftës në Kosovë.
3.) Kthimin e rreth 1700 të zhdukurve Shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë, për të cilët ka fakte se janë varrosur në varre masive në Kosovë dhe në Serbi.
4.) Dëmshpërblimin e plotë për dëmet e bëra gjatë luftës të cilat janë vlerësuar nga ekspertët e BE-së prej më shumë se 3 Miliard Euro.
5.) Integrimin e menjëhershëm të Mitrovicës veriore në qeverisjen e plotë të Republikës së Kosovës.
6.) Ndjekjen penale të të gjithë ushtarëve, policëve, paraushtarakëve dhe civilëve të armatosur serbë të cilët kanë bërë krime lufte ndaj popullatës shqiptare gjatë luftës në Kosovë.
7.) Kërkojmë të njëjtat të drejta për Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të tjerëve që jetojnë në Serbi, sikurse i kanë edhe Serbët të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës.
Pasi të jenë përmbushur të gjitha këto kushte të lartpërmendura nga ana e qeverisë serbe, atëhere mund të hapet rruga për bisedime të sinqerta dhe reciproke për një marrëdhënje të përhershme dhe të mirë ndërmjet shteteve fqinje.
Republikanët e Kosovës synojnë që popullata serbe e cila sot bashkëjeton me ne në Republiken e Kosovës të integrohet plotësisht dhe të mos bëhet viktimë e lehtë e politikave të gabuara nga Beogradi që nxisin konfliktualitet. Serbët në Kosovë gëzojnë të njëjtat të drejta sikurse edhe shqiptarët dhe minoritetet e tjera në Kosovë dhe ky është një fakt lehtësisht i verifikueshëm.
Përveç politikës “populiste nacionaliste” siç është Qeveria e Vuçiçit, në Serbi ka edhe politikanë të tjerë të cilët e flasin një gjuhë tjetër si Kryetari i Republikanëve të Serbisë, z. Nikola Sanduloviç, tashmë i njohu për të gjithë qytetarët tanë, për deklaratën e tij të bërë më 28 Dhjetor 2016 në Tiranë, para Mediave Shqiptare, ku ai jo vetëm pranoi Pavarësinë e Kosovës por edhe kërkoi falje për krimet e bëra ndaj Shqiptarëve nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.
Kjo lloj politike e partneritetit reciprok është dëshmuar deri më tani si një alternativë e vetme e bashkëpunimit në mes dy vendeve nga Republikanët e Kosovës dhe Republikanët e Serbisë. Kjo lloj politike do të mbështetet nga BE-ja dhe SHBA-ja si dhe qytetarët e dyshteteve.

Kjo situatë politike jashtëzakonisht e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë nuk është e rastit por rrjedh edhe për shkak të neglizhencës, paaftësisë, mungesës së dijes rreth aspekteve të ndërlidhura te politikanëve tanë në dialogun me Serbinë. Ishte e pritshme dhe mëse e ditur se qeveria e Vucicit këtë paaftësi të politikanëve tonë do ta shfrytëzonte në maksimum për të destabilizuar Kosovën.Kjo situatë të detyron të analizosh gjithçka që mund të fshihet pas murit të kësaj politike agresive, provokative dhe të rrezikshme, e cila mund të jetë pasojë e një plani të Serbisë, për të kapërcyer krizën e brendëshme politike në prag të zgjedhjeve të saj presidenciale.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje