Nënshkruhet kontrata për përfundimin e ndërtimit të palestrës në Rahovec

Nënshkruhet kontrata për përfundimin e ndërtimit të palestrës në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar kontratën për fazën e fundit për ndërtimin e Palestrës së Sportit në qytetin e Rahovecit në vlerë 628 mijë e 545 28 euro.

Para nënshkrimit ë kontratës, Latifi ka thënë se punimet për ndërtimin e Palestrës në Rahovec kanë filluar në vitin 2008 dhe që nga atëherë kanë kaluar 10 vite dhe ende nuk është përfunduar.

“Ndërtimi i Palestrës në Rahovec është projektuar dhe financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Gjatë ndërtimit të kësaj palestre janë ndërruar shumë ministra e Qeveri, mirëpo epilogun nuk ia dhanë asnjë ministër dhe asnjë qeveri. Presioni ndaj Qeverisë qendrore nga ana e Komunës së Rahovecit gjatë mandatit tim të parë nuk ka munguar, por asnjëherë s’kam gjetur përkrahje nga ish-qeveritë. Punimet në këtë palestër kanë shkuar me ritëm të ngadalte dhe me neglizhence. Kur unë mora besimin nga qytetarët e Rahovecit për këtë mandat, mandatin e dytë si kryetar komune, nder premtimet e mia ka qenë që palestra të përfundohet sa më shpejtë dhe klubi i basketbollit të ‘Rahovecit’, i cili luan në Super Ligë  t’i zhvillojë garat në këtë palestër”, ka thënë Latifi.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se gjithnjë ka llogaritur në përkrahjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit të MKRS-së, Kujtim Gashi, me të cilin kanë lidhur marrëveshje që procedurat e tenderimit për ndërtimin e palestrës për fazën e fundit t’i zhvillojë Komuna e Rahovecit, kurse financimin ta bëjë MKRS-ja.
“Tani kur jemi tek lidhja e kontratës me operatorin ekonomik për t’i kryer punimet përfundimtare, kërkoj nga operatori që këto punime te kryhen sipas dinamikës së përcaktuar të punës dhe klubi i basketbollit ‘Rahoveci’ në sezonin e ri t’i filloje garat në këtë palestër”, është shprehur Latifi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje