Nënshkruhet marrëveshja 10 milionë euro për “Termokos”-in

Nënshkruhet marrëveshja 10 milionë euro për “Termokos”-in

Ministri i Financave, Bedri Hamza, shefi i divizionit për energji për Evropën Juglindore dhe Turqinë në zyrën qendrore të KfW-së Juergen Kern, projektmenaxheri përgjegjës për projektet e KfW-së në sektorin e energjisë në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë Nico Schuetzhofer, si dhe sryeshefi ekzekutiv i NP “Termokos” Naser Canolli, kanë nënshkruar marrëveshjen financiare të grantit për projektin “Programi i sektorit të energjisë, faza VIII dhe IX – Përmirësimi i ngrohtores së qytetit në Prishtinë”, në vlerë prej 10 milionë euro.

Ministri Hamza pas nënshkrimit të marrëveshjes ka theksuar se ky projekt është shumë i rëndësishëm për kryeqytetin, raporton “Epoka e re”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje