Neymar: Më mungojnë Messi dhe Suarezi

Neymar: Më mungojnë Messi dhe Suarezi

Sulmuesi brazilian, Neymar ka folur për miqësinë e tij të madhe me dy ish-bashkëlojtarët e tij, Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Neymar u largua nga Barcelona gjatë verës së kaluar tek Paris Saint-Germain për shifër rekord botëror prej 222 milionë eurosh, por ka thënë se i mungojnë sulmuesit e gjigantit katalunas.

“Miqësia që kishim ishte diçka shumë e bukur”, i ka thënë fillimisht Neymar Zicos gjatë një interviste të transmetuar në YouTube.

“Ajo që më mungon nga Barcelona dhe për Barcelonën janë këta dy [Messi dhe Suarez], për shkak të gëzimit që kishim në baza ditore”.

MSN kanë fituar shumë trofe së bashku (Getty Images)

Neymar tregoi edhe për raporte tjera mes treshes së sulmit, duke treguar disa raste kur ai dhe Messi driblonin kundërshtarët, ndërsa Suarez përpiqej ta bënte të njëjtën.

“Në një ndeshje unë driblova disa lojtarë dhe më pas pasova. Pastaj Messi driblonte disa lojtarë në një tjetër ndeshje dhe Suarezi u përpoq të bëjë të njëjtin driblim dhe pastaj një pasim me thembër.

“Filluam të qeshnim me të. Ne ishim aq intim mes vete saqë mund të qeshnim me njëri-tjetrin kur nuk mund të bënim gjëra”.

“Pastaj Suarez arrin në dhomën e zhveshjes dhe thotë: ‘Epo, iu pashë juve duke dribluar dhe unë u përpoqa të bëjë të njëjtën!’”, përfundoi braziliani.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje