Neymar publikon një fotografi të këmbës së lënduar

Neymar publikon një fotografi të këmbës së lënduar

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Neyamr, la fushën para kohe në derbin ndaj Marseilles dhe gjendja e tij nuk dukej aspak e mirë.

Braziliani u largua nga fusha duke qarë pas lëndimit që pësoi në nyje të këmbës.

Menjëherë është vënë në pikëpyetje paraqitja e tij në ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve.

Braziliani gjatë mëngjesit të sotëm (e hënë) ka postuar një fotografi në ‘InstaStory’, ku shihet këmba e tij e imobilizuar.

E vetmja gjë shpesë dhënëse në këtë mes janë fjalët e trajnerit Unai Emery pas fitores ndaj Marseilles, ku tekniku spanjoll ka thënë se beson te rikthimi i Neymarit për përballjen me Los Blanocs.

Ndeshja e dytë me klubin spanjoll është pas tetë ditësh (6 mars), ndërsa e para ka përfunduar 3-1 në të mirë të Realit.

(Foto: UEFA Champions League – Twitter) ‏

Ish-ylli i Barcelonës do të mungojë sigurt në ndeshjen e Kupës së Francës ndaj Marseilles që luhet të mërkurën,.

Por, edhe atë të shtunën në Ligue 1 ndaj Troyes.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje