Nga një refugjate në Mbretëreshë të Bukurisë, kosovarja zgjidhet Miss Manchester (Foto)

Nga një refugjate në Mbretëreshë të Bukurisë, kosovarja zgjidhet Miss Manchester (Foto)

Kosovarja Fatime Gashi është shpallur Miss Manchesteri duke u kurorëzuar kështu si më e bukura e Manchesterit.

Studentja e mjeksisë fitoi zemrat e jurisë në përfundim ndërsa bashkë me dukjen e saj ajo finalizoi momentin me një mesazh prekës ”sa herë që ju ndihmoni dikë, ju jeni hero”, njofton Klan Kosova.

Fatime Gashi u largua nga Kosova në vitin 1999 për shkak të gjendjes së luftës për të nisur një jetë të re.

Mediat e huaja raportojnë tashmë për fatin e Fatimes duke e quajtur ”Nga një refugjate në Mbretëreshë të Bukurisë”, njofton Klan Kosova.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje