Nga tranzicioni i FSK-së përfiton rajoni

Nga tranzicioni i FSK-së përfiton rajoni

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani, e ka quajtur sfidues procesin e tranzicionit të FSK-së nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Megjithatë, ai ka bërë me dije se Kosova nuk ka hequr dorë nga angazhimi i vazhdueshëm për këtë proces me anë të ndryshimeve kushtetuese.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Ramadani ka thënë se kurdo që të jetë e mundshme ndryshimet kushtetuese do të realizohen.

Ai ka deklaruar se Kosova nuk synon ta zëvendësojë praninë e NATO-s dhe të KFOR-it, si dhe nuk synon ta realizojë tranzicionin e FSK-së kundër ndonjë shteti tjetër në Ballkan.

Madje, sipas Ramadanit, nga tranzicioni i FSK-së përfiton rajoni.

Ai ka theksuar se kompletimi i sektorit të sigurisë e aftëson Kosovën të kthehet në kontribuues të veçantë në sigurinë rajonale dhe më gjerë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje