“Nisma do të jetë çelës i zgjidhjeve të çështjeve sociale”

“Nisma do të jetë çelës i zgjidhjeve të çështjeve sociale”

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka thënë se Nisma do të jetë çelës i zgjidhjeve të çështjeve sociale, duke e realizuar projektin për punësimin e një anëtari të secilës familje.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se premtimet e Nismës do të realizohen brenda këtij mandati qeverisës.

“Nisma Socialdemokrate në Klinë, sot ka mbajtur kuvendin e punës, ku zgjodhën strukturat drejtuese të degës.
Nisma do të jetë çelës i zgjidhjeve të çështjeve sociale, duke e realizuar projektin për punësimin e një anëtari të secilës familje, e cila nuk e ka asnjë të punësuar dhe që ka të paktën një anëtar të aftë për punë, mbrenda mandatit qeverisës projektin i prezantuar do të realizohet suksesshëm në vend.
Suksese të përbashkëta!”, ka shkruar Fazli Hoxha.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje