Një fëmijë i sapolindur, a duhet të pijë ujë?

Një fëmijë i sapolindur, a duhet të pijë ujë?

Në ditët e para pas lindjes, fëmijës ende nuk i janë krijuar reflekset. Mjekët neonat këshillojnë se bebet e sapolindura duhet të mësojnë në fillim refleksin e thithjes dhe më vonë atë të kapërdimit.

Në muajin e parë, brenda 24 orëve foshnja mund të pijë 100-120 ml (3 filxhan kafe) ujë. Ndërsa në muajin e dytë mund të marrë lëngje në formën e ujit të pastër ose çaj.

Mjekët rekomandojnë kryesisht çaj kamomili në rastin kur fëmija ka dhimbje barku, por jo kur ka probleme me konstipacionin (kapsllëkun), sepse e përkeqëson situatën.

Në muajt e mëvonshëm, brenda 24 orëve fëmija duhet të marrë 1L lëngje në total, në forma të ndryshme siç është uji, suprat, ushqimet apo çajrat.

Në periudhën e verës kur temperaturat rriten dhe fëmija mund të djersisë më tepër, rekomandohet që të konsumojë më tepër lëngje.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje