Një i arrestuar në Prishtinë për grabitje dhe lëndim trupor

Një i arrestuar në Prishtinë për grabitje dhe lëndim trupor

Për shkak se të hënën e javës së shkuar kreu veprën penale ”grabitje dhe lëndim i lehtë trupor” në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, mashkull shqiptar.

Sipas raportit të policisë, arrestimi i  tij ka ndodhur të dielen e djeshme,  pas hetimeve intensive, njofton Klan Kosova.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘’Ferid Curri’’ ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje