“Njeriu faktori kryesor në shkaktimin aksidenteve tragjike”

“Njeriu faktori kryesor në shkaktimin aksidenteve tragjike”

Nga aksidentet që kanë ndodhur ditëve të fundit, disa persona kanë humbur jetën – ndërsa nga janari deri më 15 korrik, 59 persona kanë pësuar tragjikisht.

Bekim Ahmeti, eksperti i komunikacionit, ka thënë se njeriu është faktori kryesor në shkaktimin e këtyre aksidenteve.

“80 ose 85% të tyre shkaktohen nga faktori njeri, pjesa tjetër shkaktohen nga gjendja teknike e veturës ose nga gjendja rrugëve”, ka thënë Ahmeti në Info Magazine.

“Aksidentet ndodhin si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë, përdorimit të telefonit dhe konsumimit të alkoolit si dhe masave të dobëta preventive”.

Ahmeti ka thënë se për t’u ulur numri i aksidenteve institucionet relevante duhet të vendosin radar statik nëpër rrugët lokale, ato magjistrale dhe regjionale.

“Sistemi i radarëve nuk kushton shumë 20 mijë deri në 25 mijë euro një pajisje”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje