Njeriu që frymëzoi krijimin e Shrek-ut (Foto)

Njeriu që frymëzoi krijimin e Shrek-ut (Foto)

Quhet Maurice Tillet. Ai lindi në malet Urale ose ndoshta në Shën Petërburg të Rusisë në vitin 1903 nga një familje franceze.

Babai ishte një inxhinier hekurudhash, kurse nëna një mësuese frëngjishteje në një shkollë të Moskës.

Ai u rrit nga nëna vejushë pasi babai vdiq shumë shpejt. Kur shpërtheu revolucioni në 1917, ata u transferuan në Francë.

Në moshën 17-vjeçare, Maurice u prek nga një sëmundje që nisi t’i zmadhonte kockat. Sëmundja quhet acromegalia dhe i shpërfytyroi kryesisht fytyrën.

Ishte poliglot, fliste plot 14 gjuhë dhe njihej për karakterin e butë dhe miqësor. U fut në Marinë dhe më pas u transferua në SHBA ku u mor me sportin, sidomos me rugby dhe wrestler.

Fitoi World Heavyweight Championship në Boston në majin e 1940. Vdiq në Çikago në 4 shtator 1954 në moshën 50 vjeç nga një problem kardiovaskular. Ai ka qenë frymëzues i personazhit të filmit të animuar “Shrek”, megjithatë krijuesi i DreamWorks Animation nuk e ka konfirmuar asnjëherë zyrtarisht.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje