Njësia Speciale “ateron” në veri të Kosovës

Njësia Speciale “ateron” në veri të Kosovës

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë mëngjesin e së hënës duke shkuar drejt veriut të vendit.

Burime të “Epokës së re” tregojnë se dhjetëra autoblinda e vetura të Policisë janë nisur nga Prishtina për në Jarinje, ndërsa kanë marrë urdhër nga drejtuesit e policisë dhe të shtetit të mos lejojnë hyrjen në territorin e Kosovës, të dy ministrave serbë, atij të Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq dhe atë të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, të cilët kishin bërë kërkesë që të hyjnë në Kosovë të hënën.

“Epoka e re” dje ka raportuar se atyre iu është refuzuar kërkesa dhe për shkak të deklaratave lidhur me shtetin e Kosovës.

Hyrja i është refuzuar edhe shefit të zyrës për Kosovë në qeverinë serbe Marko Gjuriqit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje