Njihuni me 18-vjeçarin shqiptar që po ‘çmend’ femrat

Njihuni me 18-vjeçarin shqiptar që po ‘çmend’ femrat

Ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve qeshin kur shohin fotografitë e gjimnazit, imazhi i një adoleshenti është bërë viral nga aftësitë e tij për të konturuar fytyrën.

Kevin Kodra, 18 vjec është bërë i famshëm në Instagram për mënyrën se si përdor grim në fytyrën e tij. Nga fotografitë e tij arrijmë të kuptojmë se është shqiptar pasi mban varësen me flamurin shqiptar në qafë, edhe pse është rritur në Toronto të Kanadasë.

“Kam kujtime që nuk do ti harroj kurrë. Falenderoj cdo njeri që më ka mbështetur cdo ditë. Nga miqtë te familja, përfshirë ju ndjekës, nga thellësia e zemrës sime”, shkruajti ai në fotografinë e diplomës.

Pamja e tij u bë virale brenda 24 orëve duke arritur 18 mijë pëlqime dhe 800 komente që e pyesnin për teknikat që përdor në grim.

Ndër shqiptarët e njohur në të gjithë botën për mënyrën e aplikimit të grimit është Mario Dedivanovic dhe Ariel, por Kevin ka diçka të vecantë pasi preferon të lyejë veten dhe të përdorë qerpikë false.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje