OAK kërkon nga MPMS rritje të komunikimit me bizneset

OAK kërkon nga MPMS rritje të komunikimit me bizneset

Delegacioni i Odës së Afarizmit të Kosovës i kryesuar nga kryetari i bordit, Skënder Krasniqi u pritën në takim nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.

Fillimisht Krasniqi theksoi rëndësinë e koordinimit më të mirë në mes të Ministrisë dhe përfaqësuesve të bizneseve në mënyrë që së bashku të kontribuojnë në rritjen e punësimit dhe zvogëlimit të rasteve me asistencë sociale.

Problemi me ligjet, ishte njëri nga shqetësimet e radhës që u ngritën në këtë takim, duke theksuar më tutje se Qeveria duhet të krijojë një mekanizëm efekti dhe kundër efekti nga një ligj i caktuar, në mënyrë që ai të mos e dëmtojë zhvillimin.

Miratimi i ligjeve pa mbështetje të bizneseve, miratimi i ligjeve në kundërshtime me ligjet e tjera dhe shumë probleme të tjera kanë berë që në Kosovë ligjet të jenë pengesë e zhvillimit të vendit. Kjo është edhe arsyeja kryesore e mosardhjes së investitorëve të huaj.

OAK ka theksuar në takim se është e nevojshme rritja e komunikimit në mes të Ministrisë dhe bizneseve, është një nevojë urgjente.

Në fund, të dyja palët u pajtuan për nevojën e rritjes së bashkëpunimit në mënyrë që së bashku të tejkalohen sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset, transmeton Klan Kosova.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje