OAK-u adreson problemet e bizneseve në kryeqytet

OAK-u adreson problemet e bizneseve në kryeqytet

Mos funksionalizimi i zonës ekonomike, vonesa të mëdha në pranimin teknik të objekteve, mungesa e hapësirave për bizneset që ofron Komuna e Prishtinës, kanë qenë temë diskutimi ndërmjet drejtueseve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Drejtuesit e OAK-ut, gjatë takimit me kryetarin Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë adresuar shumë kërkesa dhe probleme që kanë bizneset në kryeqytet.

OAK-u si përfaqësues i bizneseve ka adresuar këto kërkesa tek kryetari Ahmeti:

Mosfunksionalizimi i zonës ekonomike qe disa vite në Prishtinë,
Vonesa të mëdha në pranimin teknik të objekteve duke u dëmtuar biznesi, qytetari dhe komuna,
Mungesa e hapësirave për bizneset që ofron komuna;
Mungesa e një oferte nga komuna për bizneset në Prishtinë, dhe
Mungesa e komunikimit të mjaftueshëm të komunës me biznesit.
Sipas njoftimit të OAK-ut, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur interesim që të ketë bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës. “Është interes i dyanshëm që të kemi komunikim të vazhdueshëm dhe takime të rregullta me komunën e Prishtinës. Në këtë mënyrë bizneset e kësaj komune do të kenë informata të sakta për çdo vendim që merr komuna dhe do të kenë mundësi që nga afër të i shpalosin problemet me të cilat ballafaqohen”, citohet të ketë thënë Ahmeti.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje